Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Situata me Covid tremb Serie A: janë gati dy skenarë për të shkurtuar ndeshjet

Lapsi.al 7 October 2020
Situata me Covid tremb Serie A: janë gati dy skenarë për të

Covid tremb tashmë vërtetë Serie A. Pas rasteve të fundit që kanë përfshirë Genoa e Napoli e polemikat e forta mbi Juve-Napoli, është kthyer të mendohet për mënyra alternative për të mbyllur kampionatin në rast emergjence. Objektivi është ai për të shpëtuar futbollin, por edhe për të garantuar 380 ndeshje të një kampionati të rregullt për të përmbushur edhe kontratat e nënshkruara me emitentët televizivë, ose të paktën për tiu afruar sa më shumë të jetë e mundur atij numri. Ja përse, në zyrat e Lega Calcio është kthyer të flitet për playoff e, sipas Corriere dello Sport, skenarët e mundshëm janë në thelb dy.

Një hipotezë e parë konsiston në një plan që parashikon fundin e rregullt të vajtjes e pastaj një fazë kthimi në të cilën klasifikimi do të ndahet në kllapa dhe secila skuadër do të përballej vetëm me ato që i paraprijnë asaj dhe që e ndjekin menjëherë në renditje. Më pas do të vazhdohet me playoff dhe playout për të dekretuar kampionatin, vendet evropiane, renditjen në qendër dhe rëniet nga kategoria. Me këtë skemë do të shkurtohen rreth 30 ndeshje.

Alternativa tjetër është ajo e modelit ‘final eight’ që u përdor për Champions League në sezonin e kaluar: ndeshje vajtje ardhje me avantazhin për skuadrat më mirë të renditura në klasifikim (si ndodhi në playoff e në playout të Serie B). E gjithë kjo do të zhvillohet në një vend të siguruar. Pika e dobët e këtij formati, është se do të sillte një shkurtim drastic të ndeshjeve.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI