Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Bëre mirë që ike": Manchester United merr kritika nga të gjitha anët për shitjen e Smalling

Lapsi.al 7 October 2020
"Bëre mirë që ike": Manchester United merr kritika nga
Në Angli zgjedhja e Manchester United për të shitur Smalling ka shkaktuar kritika të mëdha. Red Devils nuk patën kurrë rezerva për ta lënë të largohej, por për shumë specialistë shitja e tij tek Roma ishte një gabim. “Nuk e kuptoj cili ishte problemi ta mbanin – ka thënë ish-sulmuesi Darren Bent -. Difensivisht, është më i mirë se ata që kanë. Sigurisht për ta nisur lojën nga pas nuk është më i mirë që mund të kesh, por Smalling është shumë i zoti si mbrojtës”. Në këtë linjë është edhe ish-portieri Paul Robinson: “Smalling është një qendror i nivelit të lartë, që bëri një sezon shumë të mirë tek Roma. Manchester kërkonte një mbrojtës të këtij niveli, nuk e di përse e lanë të lirë. Mendoj se është kritikuar se nuk është në gjendje të luajë me këmbë si të tjerët, por është një mbrojtës i madh”. Ish-tekniku Harry Redknapp e i biri Jamie kanë shkuar edhe më larg, duke përkufizuar atë që do të ishte dyshja ideale e United: “Duke parë Manchester, mendoj se Smalling e Maguire do të kishin qenë dyshja më e mirë – ka shpjeguar tekniku -. Tani që u largua, prapa janë të zbuluar. Unë do ta kisha mbajtur”. Ky është mendimi i Jamie Redknapp: “Manchester ka nevojë për lojtarët më të mirë në cdo rol. Nuk them se Smalling ishte zgjidhja e problemeve, por duke parë Bailly e Lindelof mendoj se Chris është e sigurtë më i mirë”. Të shumtë edhe komentet e tifozëve në këtë drejtim: “Duhet ta bindnim të qendronte. Fat të mbarë Chris, më mirë të jesh në një vend ku të respektojnë” lexohet nën postimin për lamtumirën e mbrojtësit të bërë nga United. “Hoqëm mbrojtësin tonë më të mirë – thotë një tjetër tifoz i zhgënjyer -. "Bëre mirë që ike, duhet të ishe kapiteni ynë”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI