Flash

Chiesa është i Juventus: sulmuesi kryen vizitat mjekësore në Firence

Lapsi.al 5 October 2020
Chiesa është i Juventus: sulmuesi kryen vizitat mjekësore në

Në kampin bardhezi është dita e madhe e Federico Chiesa. Vizitat mjekësore në Firence për sulmuesin e Fiorentinës, që do të mbërrijë në Torino me formulën e huazimit dyvjecar: 2 milionë euro për të parin e 8 për vitin e dytë. Detyrimi i blerjes i fiksuar për 40 milionë plus 10 bonus, me këtë të fundit që do të nisë nga sezoni 2021/2022, mbi kushtet specifike të sezonit të parë në bardhezi të lojtarit: vendosja e Juves mes 4 të parave të kampionatit, arritjen e 60% të prezencave totale me Chiesa në fushë për të paktën 30' ose me arritjen e 10 golave e 10 asist.

Kështu, gjithcka gati për transferimin në bardhezi të Federico Chiesa. Për sulmuesin u hap rruga, vetëm pas akordit të Juventus me Bayern Mynih për huazimin e Douglas Costa e me Lion për De Sciglio, duke kursyer 10 milionë euro në paga. Pirlo do të ketë kështu në dispozicion një nga të rinjtë më interesantë të futbollit italian.

Largimi i De Sciglio ka bërë që Juve të provojë të bëjë një goditje në të majtë, duke i kërkuar Chelsea një mes Marcos Alonso e Emerson.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI