Flash

Video/ E pabesueshme çfarë ndodh në Villa Park: Aston Villa masakron me 7 gola Liverpool

Lapsi.al 4 October 2020
Video/ E pabesueshme çfarë ndodh në Villa Park: Aston Villa

Një e dielë e cmendur në Premier League mbyllet me rezultatin më të papritur: Liverpool kampion i Anglisë e skuadra për tu mundur e këtij sezoni, rrëzohet turpshëm përballë Aston Villa duke humbur 7-2. Shkatërrimi nisi që në minutën e 4 me një gafë skandaloze të Adrian, që zëvendësoi të dëmtuarin Alisson. Portieri i dhuroi Villans golin e parë të Watkins, që më pas dyfishoi në minutën e 22', ndërsa blerja e re Barkley humbi dy raste të pastra, nga ato që nuk ke mundësi ti humbasësh. Salah shkurtoi diferencën, por Aston Villa i jep përmasa rezultatit me golat e McGinn, Watkins përsëri, Barkley e dygolëshin e Grealish. I kotë goli i 5-2 provizor të Salah.

Përpara Liverpool, ishte Manchester United që u turpërua nga Tottenham, që zhvilloi një ndeshje të madhe, duke fituar 6-1 në Old Trafford. Arsenal e Wolverhampton ngrenë kokën, ndërsa Sheffield United e Fulham humbasin përsëri e mbeten në kuotën zero pikë, në kohën kur West Ham bën goditjen e madhe duke shkuar të fitojnë 3-0 në Leicester.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Leicester City 0 - 3 West Ham United

Southampton 2 - 0 West Bromwich Albion

Arsenal 2 - 1 Sheffield United

Wolverhampton Wanderers 1 - 0 Fulham

Manchester United 1 - 6 Tottenham Hotspur

Aston Villa 7 - 2 Liverpool

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI