Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ E pabesueshme në Qipro: formacionin në fushë e zgjedhin... tifozët

Lapsi.al 4 October 2020
Video/ E pabesueshme në Qipro: formacionin në fushë e zgjedhin...
Në një moment të vështirë për shkak të koronavirus, shumë skuadra mendojnë për ide të reja për të afruar shoqërinë me tifozët. Një shembull i paprecedentë vjen nga Qipro dhe është Apollon Limassol, që do ti japë tifozëve mundësinë të zgjedhin formacionin titullar në miqësoren-derbi të 9 tetorit në 17.30 kundër Aris Limassol në Stadiumin Tsirion. Tekniku i bardhebluve, Sofronis Avgousti, ka folur për nismën në medium.com: “Si klub duam të kemi një lidhje speciale me tifozët tanë e dëshirojmë që këta të ndihen të përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke nisur nga kjo miqësore do ti japim tifozëve mundësinë të më ndihmojnë mua e skuadrën. Shpresoj që ta vlerësojnë këtë mundësi e faktin që e marrim parasysh mendimin e tyre”. Propozimi është bërë në bashkëpunim me aplikacionin Socios.com. Alexandre Dreyfus, themelues i shërbimit, ka shprehur opinionin e tij mbi këtë inisiativë unike, duke e përshkruar si një ‘para e pas’ në futboll: “Klubet sportive nuk janë asgjë pa tifozët e tyre e Apollon po i jep atyre besimin maksimal në përzgjedhjen e formacionit edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore. Tifozët e Apollon që zotërojnë ‘Fan Token’ (monedha virtuale që blihen në platformë) mund të votojnë përmes aplikacionit Socios.com të 11 lojtarët që duan të rreshtojnë në fushë e taktikat. Ky është lloji i raportit që kemi ëndërruar gjithnjë mes klubit e tifozerisë”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI