Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Roma mund Udinesen: Kumbulla i gëzohet fitores së parë me verdhkuqtë

Lapsi.al 3 October 2020
Video/ Roma mund Udinesen: Kumbulla i gëzohet fitores së parë me

Roma mposht Udinese 1-0 në javën e tretë të Serie A e merr kështu fitoren e parë sezonale. Në Dacia Arena është luajtur një ndeshje e ekuilibruar e me shumë rastë për të dy ekipet, vendosur vetëm nga një magji e Pedros, në golin e parë me fanellën verdhekuqe. Skuadra e Fonsecas vuan shumë në fund, por ngjitet në kuotën e 4 pikëve në klasifikim, ndërsa ajo e Gotti mbetet e fundit me 0 pikë.

Një fitore e vuajtur, por shumë e rëndësishme. Roma kthehet nga Udine me tre pikët e para të sezonit e me ndërgjegjësimin se ka në arsenalin e saj një armë që pak në Serie A mund ta barazojnë: Pedro Rodriguez. Është ai që vendos sfidën në Dacia Arena, me një kryevepër oportunizmi, intuite e talenti. Kondicioni fizik i verdhekuqve nuk është akoma në maksimum e fundi i ndeshjes e dëshmoi.

Përvec spanjollit, Fonseca mund të besojë edhe tek një mbrojtje solide, me ardhjen e Marash Kumbullës, edhe kur ajo vihet në provë të vështirë, e tek një Mirante akoma vendimtar. Elementë të rëndësishëm për një skuadër që në aspekte të tjera vazhdon të ngjajë një kantier i hapur. Udinese mbetet e fundit e klasifikimit bashkë me Crotone, por mbi të gjitha nuk arrin të fshijë "zeron" e golave të shënuar, pavarësisht një finale plot karakter e me shumë raste shënimi. E dhëna me shqetësuese e një nisje sezoni vërtetë të komplikuar.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI