Flash

Anullohet konferenca e shtypit të Gasperinit: zbulohet një i infektuar tek Atalanta

Lapsi.al 3 October 2020
Anullohet konferenca e shtypit të Gasperinit: zbulohet një i infektuar

Futbolli italian duket gjithnjë e më shumë në telashe. Eshtë anulluar konferenca e shtypit e teknikut të Atalantës Gian Piero Gasperini në vigjiljë të ndeshjes me Cagliarin, që do të zhvillohet nesër në orën 12,30. Takimi me gazetarët, fillimisht parashikuar për në 13,30 në selinë e qendrës sportive Bortolotti di Zingonia, nuk është mbajtur për shkak të një rasti pozitiviteti pas kryerjes së tamponit, por pa e spicifikuar se kujt i përket. Shoqëria ka komunikuar se i teseruari është asimptomatik por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lojtar apo anëtar të stafit.

DI FRANCESCO: "BESOJ SE NDESHJA DO TË LUHET"

Tekniku i Cagliarit mendon se ndeshja do të luhet, pavarësisht pozitivitetit të një personi në radhët e kundërshtarëve: "Besoj se sidoqoftë do luhet - ka thënë Eusebio Di Francesco - e mora vesh vetëm tani. Por është dicka që mund të ndodhë, janë protokollet që vendosin atë që duhet bërë. Nga ana tjetër mund ti ndodhë të gjithëve, edhe ne". Në përgjithësi, Di Francesco ka folur për një situatë shumë të vështirë. "Nuk i përket vetëm botës së futbollit - ka thënë - ne jemi të përfshirë, si të gjithë. Shpresa është që të frenohet shpërndarja, por shqetësimi është".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI