Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

“Ka edhe lojtarë mendjemëdhenj”: Reja tregon arsyet e ‘përjashtimit’ të senatorëve

Lapsi.al 3 October 2020
“Ka edhe lojtarë mendjemëdhenj”: Reja tregon arsyet e

"Ka edhe lojtarë mendjemëdhenj që mendojnë se gjërat arrihen shkurt. Duhet të jenë të qetë, të kenë përulësi, por dhe të pranojnë zgjedhjet e stafit teknik”. Me këto fjalë tekniku i Kombëtares Edy Reja ka dashur të japë një mesazh të fortë për të gjithë futbollistët kuqezinj, e ndoshta më qartë i drejtohet atyre që kanë refuzuar ftesën se nuk janë titullarë, apo atyre që e kanë menduar veten të paprekshëm e mund të thyejnë rregullat.

Për mungesat e 5 lojtarëve, për të cilët flitet se është një masë disiplinore për vajtjen pa leje në fejesën e Roshit, italiani ka dhënë shpjegimin që pritej. “Roshi është dëmtuar nga informacionet që kam. Cikalleshi nuk është në formën e tij më të mirë. Balaj e njoh, nuk kam çfarë të shoh, kam vendosur ta lë në shtëpi. Më kanë kërkuar të mos e marrë lojtarin Elseid Hysajn. Jemi në situatë të vështirë, sepse edhe pandemia edhe lufta në Armeni. Ka qenë projekt me Federatën që të synojmë 2024, por pa lënë mënjanë dhe eliminatoret e Ligës, por duam të bëjmë një ekip konkurues. Dua të bëj një ekip konkurues me Dokën, Kallakun, Çekicin, etj. Do të jenë më të pjekur pas 4 vitesh. Në momentin që nuk i aktivizoj, është e kotë t’i mbaj në stol, kur i marr dua ti ingranoj”.

Reja megjithatë nuk ka hequr dorë nga dëshira për të bërë mirë e për të marrë rezultat, pavarësisht se kuqezinjtë do të jenë një skuadër krejt e re: “Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje, nuk e di gjendjen e kundërshtarëve. Me Lituaninë humbëm në mënyrën më të keqe, por duhet të theksoj se përtej humbjes me Francën, por me Turqinë dhe Lituaninë kemi humbur për gabimet tona. Me Lituaninë, nuk e treguam që ishim superiore. Pas çdo ditoreje të jemi me këmbë në tokë, të mos përfshihemi nga entuziazmi. Nuk Sikur të fitonim njërën dhe të mos humbisnim tjetrën, do të isha i kënaqur se do të kishim akoma vendin e pare”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI