Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Leonardo konflikohet me Tuchel pas fitores 6-1: “Nuk i kam kuptuar dhe nuk i kam përtypur fjalët e tij”

Lapsi.al 3 October 2020
Leonardo konflikohet me Tuchel pas fitores 6-1: “Nuk i kam kuptuar dhe nuk

Paris Saint Germain të premten në mbrëmje ka arritur fitoren e katërt radhazi në gjashtë javë kampionati, ndërsa ka mundur me një rezultat tenistik Angers, 6-1. 12 pikë për kampionët francezë, por që duket se nuk mjaftojnë për të kthyer qetësinë në kampin e kryeqytetasv. Sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, ka patur një mosmarrëveshje të fortë mes drejtorit sportiv Leonardo e teknikut Tuchel që prishur atmosferën pas fitores.

Ish-drejtuesi milanist, sikurse raporton Goal, duke folur për gazetarët në përfundim të ndeshjes shpjegon që për trajnerin mund të ketë pasoja disiplinore për shkelje të rregullave të klubit. Mbi të gjitha sepse kishte kritikuar pafuqishmërinë e klubit në merkato, i cili, përveç blerjes së Icardi, kishte marrë vetëm Florenzin e Sergio Rico. “Jemi duke kërkuar mundësi të tjera në merkato. Por nuk më kanë pëlqyer deklaratat e Tuchel, nuk i kam kuptuar dhe nuk i kam përtypur, ashtu sikurse nuk i kanë pëlqyer dhe klubit. Do ta shohim nga brenda se çfarë do të bëjmë. Nëse dikush nuk është i kënaqur mund të flasim, nuk ka problem. Por nëse vendos të qëndrojë duhet të respektojë zgjedhjet e klubit. Nuk jemi këtu për të bërë gjyqe, por nevojitet të kesh një farë shpirti sakrifice për klubin. Sepse klubi është gjëja më e rëndësishme. Nuk më kanë pëlqyer fjalët e tij”.

Por çfarë ka thënë Tuchel për ta zemëruar kaq shumë Leonardon? Tekniku ka deklaruar se pa përforcime nuk mund të pretendohet nga ai dhe nga të tijët një tjetër finale në Champions League. “Flasim për sport, për futboll, gjithçka është e mundur. E dimë që për të bërë të njëjtat të vitit të kaluar do të duhet të kemi pak fat në fushë. Nëse mbajmë skuadrën që kemi sot, ndershmërisht, nuk mund të kërkojmë të njëjtat rezultate. Situata kjo është”. Një deklaratë që Paris Saint Germain nuk i ka pëlqyer.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI