Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Pirlo del hapur për Chiesa, por Juventus duhet të shesë Douglas Costa: "Të shohim të hënën"

Lapsi.al 3 October 2020
Pirlo del hapur për Chiesa, por Juventus duhet të shesë Douglas

Është garë me kohën në kampin e Juventus për të bërë goditjen e fundit të merkatos. Një objektiv në shënjestër të drejtuesv bardhezinj prej të paktën një viti: Federico Chiesa. Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso, në krahasim me verën e kaluar, ka qenë i hapur për shitjen e sulmuesit por nuk lëviz tek cmimi: nëse doni Chiesa shifra duhet të jetë 60 milionë euro. Asnjë zbritje. E Juventus do të kërkojë me cdo kusht të mbyllë operacionin pikërisht në këto ditë të fundit të merkatos. Akordi me Chiesan është: gati në tavolinë një kontratë 5 vjecare me rreth 4,5 milionë në sezon. Sipas të dhënave të fundit, Fiorentina ka aprovuar ndarjen e kësteve në 4 vjet.

Edhe tekniku i bardhezinjve Andrea Pirlo, ka dalë hapur për Chiesa, duke pranuar tratativën që është në lojë e duke lënë të kuptohet se vetëm mbyllja e merkatos mund të japë përgjigjet nëse lojtari do të mbërrijë apo jo në Torino: "Jemi duke folur, të shohim të hënën".

Sidoqoftë, klubi bardhezi duhet më parë të shesë. I pari që u largua ishte Daniele Rugani: gjithcka e kryer me Rennes për mbrojtësin, që fluturoi në Francë mëngjesin e sotëm (duhet të ishte nisur dje, por koha e keqe ndryshoi planet). Për të është parashikuar një huazim për 1,5 milionë euro. Por për drejtuesit bardhezinj pengesa e madhe në cështjen Chiesa janë Douglas Costa e Khedira, që kushtojnë 6 milionë në sezon paga, në skadencë respektivisht në qershor 2022 e 2021. Braziliani është gati të niset vetëm për një klub të rëndësishëm, në anën tjetër gjermani vazhdon ti thotë jo gjithë propozimeve për zgjiedhjen e kontratës. Një emër tjetër është Mattia De Sciglio: në orët e fundit u ofrua Celtic, por lojtari nuk e preferon destinacionin.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI