Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ City katastrofë, -8 nga Everton: Ancelotti me pikë të plota në Premier League

Lapsi.al 3 October 2020
Video/ City katastrofë, -8 nga Everton: Ancelotti me pikë të

Nuk ndalet vrapimi në Premier League i Everton të Carlo Ancelotti, i pari me pikë të plota (12) pas 4 javësh. Toffees mposhtën 4-2 Brighton: shënuan James Rodriguez (dygolësh), Mina e Calvert-Lewin. Poker edhe për Chelsea: 4-0 ndaj Crystal Palace firmosur në pjesën e dytë nga golat e Chilwell, Zouma e Jorginho (dygolësh). Manchester City, vazhdon periudhën jo: 1-1 kundër Leeds të Marcelo Bielsa, vendosur nga golat e Sterling e Rodrigos.

EVERTON-BRIGHTON 4-2

Në Goodison Park, vazhdon përralla e Everton të Carlo Ancelotti, që merr fitoren e katërt në po kaq ndeshje të Premier League. Rezultatin e zhbllokoi Calvert-Lewin, protagonisti absolut i këtij fillim sezoni për Toffees, që në të 16' mori një kros nga Sigurdsson e me kokë shënoi golin e 1-0. Vendasit humbën Richarlison për shkak dëmtimi në të 25' e në të 41' erdhi barazimi i Maupay, që përfitoi nga gabimi në dalje i Pickford. Në momentin më të rëndësishëm, James Rodriguez i ngjit në katedër e fitoi ndeshjen: në kohën shtesë të pjesës së parë, kolumbiani ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, që Mina e ktheu në gol, ndërsa në pjesën e dytë ish-lojtari i Real Madrid është ende protagonist absolut: mes minutës së 51' e 70', fantazisti shënon dygolëshin personal, duke shfrytëzuar shërbimet nga e majta të Iwobi e Doucoure. Në fund, Bissouma ngushtoi diferencën, por Everton fitoi 4-2 e udhëheq në krye me pikë të plota.

LEEDS-MANCHESTER CITY 1-1

Manchester City, që kërkonte të fshinte humbjen në Leicester, e nisi fort ndeshjen e pas 3 minutash shkoi pranë avantazhit me goditjen e dënimit të De Bruyne që befasoi Meslier por u përplas në shtyllë. Në të 17’, skuadra e Guardiolas arriti të shënojë: Sterling bëri gjithcka mirë nga e majta, doli në qendër e realizoi në shtyllën e dytë. Që Citizens do e kishin të vështirë u kuptua në pritjet vendimtare të Ederson, ndaj Dallas e Ayling, por në pjesën e dytë Bielsa hodhi në fushë Rodrigo e zëvendësimi rezultoi i gjetur: spanjolli, pak minuta pas hyrjes në fushë, goditi traversën. Nga goditja e dënimit që pasoi, Ederson gaboi daljen, duke e përplasur topin tek Mendy, e për Rodrigo ishte e thjeshtë të barazonte në të 59’. Sulmuesi i Leeds, 10 minuta më pas shkoi pranë golit të dytë në një goditje me kokë, por portieri i City ishte i mrekullueshëm në devijimin në traversë. Bielsa përmbush kështu misionin e merr një barazim prestigjoz, ndërsa City zbret në -8 (por me një ndeshje për të rikuperuar) nga Everton.

CHELSEA-CRYSTAL PALACE 4-0

Chelsea kthehet të fitojë në Premier League, pas tre javësh e harron kështu humbjen djegëse me penallti në Carabao Cup kundër Tottenham. Skuadra e Lampard dominoi gjithë ndeshjen, por pas rasteve të humbura, arriti të zbllokojë situatën në të 50’: pas një rrëmuje në zonën e Crystal Palace, Chilwell shënon nga fare pranë. Blues tani mund të administrojnë rezultatin e në të 66’ shënuan golin e 2-0: perfekt krosi nga e majta i Chilwell e po ashtu edhe goditja me kokë e Zouma. Në fund të ndeshjes dy penallti rrëzuan përfundimisht miqtë: faullet e Mitchell e Sakho ndaj Abrahams e Havertz i lejuan Jorginhos të firmosë dygolëshin me dy goditje fotokopje nga pika e bardhë.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Chelsea 4 - 0 Crystal Palace

Everton 4 - 2 Brighton & Hove Albion

Leeds United 1 - 1 Manchester City

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI