Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Juventus do dalë në fushë, Napoli nuk udhëton: Liga e futbollit me bardhezinjtë, do jetë 3-0 në tavolinë

Lapsi.al 4 October 2020
Juventus do dalë në fushë, Napoli nuk udhëton: Liga e

Napoli nuk do të niset për në Torino. Klubi ka vendosur të respektojë vendimin e Agjensisë sanitare lokale. Nëse Lega mendon se mund të luhet, do të bëjë ankimim kundër 0-3 në tavolinë. Juventus-Napoli, tashmë është bërë cështje shteti, me rrezikun për të krijuar një precedent që mund të komplikojë zhvillimin e këtij kampionati. ASL pretendon se napoletanët janë në karantinë: "Të mbrojmë shëndetin e napoletanëve është detyra jonë, nuk duhet të kërkojmë leje".

Liga e futbollit, në anën tjetër, e quan të vlefshëm protokollin e aprovuar së fundmi: personi pozitiv shkon në karantinë e ndiqet nga Asl kompetente, të tjerët izolohen në qendrën sportive të skuadrës e kryejnë një tampon para ndeshjes me rezultatin që duhet të bëhet i ditur 4 orë para fillimit. Lojtarët negativë dalin e shkojnë të luajnë, pastaj kthehn në izolim e mund të dalin për 14 ditë vetëm për tu stërvitur e për të luajtur ndeshjet.

Për Ligën e futbollit, mund të luhet, duke e quajtur të vlefshëm, për skuadrat profesioniste, protokollin e tyre. Vendimet e Agjensive të vecanta sanitarie lokale ose Rajonale, kanë përparësi, mbi normat sportive, edhe pse është precedenti Salernitana që, me një lojtar pozitiv brenda skuadrës, ka udhëtuar për në Verona e luajti ndeshjen me Chievon. Juventus ka bërë të ditur se do të prezantohet rregullisht në fushë në orën 20,45 me pasojë për Napolin humbjen e ndeshjes 3-0 në tavolinë.

NAPOLI, LOJTARËT NË IZOLIM NË SHTËPITË E TYRE

Lojtarët e Napolit janë në shtëpitë e tyre në karantinë si pkishte parashikuar Asl Napoli 1 pas vendimit për të mos u nisur për Torino. Për nesër e më pas klubi i kaltër ka fiksuar tamponë të rinj. Në Torino, ndërkohë, Juventus është në grumbullim.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI