Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Juventus-Napoli e rreziku i humbjes në tavolinë: ja çfarë thotë rregullorja

Lapsi.al 4 October 2020
Juventus-Napoli e rreziku i humbjes në tavolinë: ja çfarë

Juventus-Napoli është konfirmuar se nuk është anulluar, ndërsa për të kuptuar cfarë rrezikojnë të kaltrit në rast mos paraqitje në Torino duhet analizuar si rregullorja e aprovuar pak ditë më parë, pas rastit Genoa-Torino, ashtu dhe komunikimi i ASL Campania (agjensisë sanitare lokale). Rregullorja e Lega Serie A specifikon se rregullat janë aprovuar "pavarësisht nga dispozitat e rregullave dhe/ose rregulloreve të tjera të zbatueshme për një kompeticion individual dhe pa paragjykuar ndonjë dispozitë nga autoritetet shtetërore ose lokale, gjithashtu nga Federata Italiane e Futbollit, për hipotezën e pozitivitetit ndaj virusit SARS-CoV 2 të lojtarëve të Klubeve që marrin pjesë në turnetë e organizuar nga Lega Nazionale Professionisti Serie A"

Ndalimi i skuadrës së Gattuso i vendosur nga autoritet sanitare kampane, nuk përmbush protokollin e ndeshjeve që i rezervohet atletëve profesionistë në të cilin nuk përmendet ndalimi i transfertës. Sipas ASL - juridiksioni i të cilit në lidhje me rregulloret e Serisë A është ende për t'u thelluar - vlerësimi nuk është bërë mbi kampionatin e futbollit, por mbi rrezikun e përhapjes së një vatre që - ashtu si për mbi 3,000 kampanë në të njëjtën situatë - parashikon izolimin në shtëpi për 14 ditë. Nga ASL bëjnë të ditur se nuk është e mundur të bëhen dy standarde duke mos zbatuar legjislacionin edhe për lojtarët e Napolit.

Orientimi i autoriteteve sanitare kampane për të izoluar lojtarët kanë bindur të kaltrit të mos nisen për Torino, edhe pse rregullat e parashikuara për sportistët profesionistë - përballë tamponëve negativë brenda 4 orë nga ndeshja - i lejojnë të luajnë. Ja përse Lega Serie A ka konfirmuar zhvillimin e ndeshjes: nëse Napoli nuk do të paraqitet në Stadium do të jetë Gjykatësi Sportiv (e kështu FIGC) që do të vendosin mbi 3-0 e mundshëm në tavolinë.

Rregullat aktuale ndjekin në thelb ato të UEFA: luhet nëse janë të paktën 12+1 (portieri) lojtarë të shëndetshëm e në rast refuzimi parashikohet 3-0 në tavolinë. Klubet me të paktën 10 lojtarë pozitivë mund të luajnë një "bonus" e të kërkojnë shtyrjen.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI