Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Mourinho, stuhi në Old Trafford: portugezi luan tenis me ish-skuadrën e tij

Lapsi.al 4 October 2020
Video/ Mourinho, stuhi në Old Trafford: portugezi luan tenis me

Ardhja e Jose Mourinho në Old Trafford nuk është kurrë një takim i cfarëdoshëm. Special One di të bëhet i tillë në të gjithë rastet, sidomos kur nga aty e kanë larguar si të padëshiruar. E hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë: gati dy vjet nga largimi i tij, portugezi mbërrin në Manchester me Tottenham dhe shkakton një stuhi që Solskjaer e tifozët e United do të mbajnë mend gjatë: 1-6 me rikuperim dhe spektakël i Son e Kane.

E të mendosh që Manchester pati startin ideal me golin e shpejtë të Bruno Fernandes me penallti, pas vetëm katër minutash. Ndoshta të gjithë do ishin tronditur nga një fillim i tillë, sidomos po të kesh parasysh se luhej në Teatrin e Ëndërrave, por jo skuadra e Mourinhos. Përgjigja erdhi pas tre minutash me Ndombele, njeriu i shumëkërkuar në merkato, por që portugezi tenton të mbajë fort.

Nga aty, ka vetëm Spurs në fushë dhe ndonjë inisiativë të brishtë të Red Devils, që pasditen e sotme kishin harruar "në ferr" paraqitjen e frikshme. E megjithatë, episodi vendimtar i ndeshjes është i gjithi në minutën e 30, kur sapo Son kishte shënuar përmbysjen, me golin e dytë. Provokimi i Lamela gjeti viktimë Martial, që u ndëshkua me karton të kuq: nuk është e udhës të luash me një lojtar më pak kur je duke u mundur nga skuadra e ish-trajnerit që kërkon shpagim.

E kështu, vetëm dy minuta më pas Harry Kane mposht për herë të tretë De Gean, duke nisur të krijojë tek kundërshtari ndjesinë e panikut për një rezultat që duket sikur po precipiton. E në fakt është pikërisht kështu, sepse as pesë minuta dhe shifrat ndryshojnë përsëri: këtë herë është Son që shpartallon prapavijën e United, duke shënuar edhe golin e katërt.

Nuk kanë fund vuajtjet e Manchester, edhe pse Solskjaer u mundua të limitojë dëmet, duke u kujdesur për ti dhënë prioritet mbrojtjes, të paktën për të mos pësuar më. Por nuk ndodh kështu, sepse në minutën e 51 Aurier bën 1-5, ndërsa 11 minuta nga fundi Kane siguron dygolëshin personal, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI