Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Juventus priti në fushë, Napoli nuk u paraqit: De Laurentiis i shkruan Ligës, kërkon të shmangë 3-0 në tavolinë

Lapsi.al 4 October 2020
Juventus priti në fushë, Napoli nuk u paraqit: De Laurentiis i shkruan

Në përfundim të një dite plot komunikata, përgjigje e kundërpërgjigje, në orën 20:45 në Allianz Stadium për Juve-Napoli janë prezantuar në fushë vetëm futbollistët bardhezinj e skuadra arbitrale. Pas pozitivitetit ndaj Covid -19 të Zielinski e Elmas, në fakt, të besuarit e Gattuso nuk janë nisur për në Torino nga kryeqendra kampane, duke respektuar orientimin e Asl Napoli 2 Nord. Vendim kundër të cilit u shpreh qartë Lega, duke pretenduar vlefshmërinë e Protokollit Figc e inekzistencën e "masave të Autoriteteve shtetërore ose lokale që ndalojnë zhvillimin normal të ndeshjes". Sipas rregullores, tani Napoli rrezikon humbjen 3-0 në tavolinë.

Aurelio de Laurentiis i ka shkruar një letër Lega Calcio, Figc, arbitrave e Juventus për të motivuar vendimin për të mos u prezantuar në Torino për sfidën kundër Juventus. "Nuk mund të niseshim, Asl e ka marrë në konsideratë mundësinë e përjashtimit të parashikuar sipas protokollit, por nuk na lejoi të niseshim, duhet të shtyni ndeshjen".

Bardhezinjtë pritën në fushë, bashkë me arbitrat, sipas rregullores së përcaktuar e tani pritet vetëm vendimi i Gjykatësit Sportiv. Andrea Agnelli, presidenti i Juventus, ndërkohë ka folur për cështjen e krijuar. "Ajo që është e rëndësishme është të qartësohemi. Kemi protokolle shumë të qarta dhe parashikohej cfarë duhet të ndodhte nëse do të kishim një rast pozitiviteti me Covid - shpjegoi numri 1 i klubit -. Në këtë pikë i besohet protokollit e dihet cfarë duhet bërë. Shkohet në izolim në një strukturë të aprovuar nga Asl e kështu mund të stërvitemi e të luajmë ndeshjet".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI