Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"3-0 në tavolinë do ishte fyese. Gati të gjithë ankimimet": avokati i Napolit nis betejën

Lapsi.al 5 October 2020
"3-0 në tavolinë do ishte fyese. Gati të gjithë

"Më indinjon që dikush mund të mendojë se Asl kondicionon kampionatin". Ky është sulmi i fortë i avokatit të Napolit Mattia Grassani në mikrofonët e Radio Anch'Io Sport në Radio 1 Rai në lidhje me mungesën e zhvillimit të ndeshjes me Juventus mbrëmjen e djeshme në Allianz Stadium të Torinos. "I vetmi interes është ai për shëndetin e njerëzve, besoj se ai i Asl ëhstë një rol primar që edhe ministria e shëndetit e njeh ", ka shtuar ai. "Nuk është Napoli që ka zgjedhur të mos shkojë në Torino - nënvizon Grassani - nëse Napoli do të shkonte në Torino do të ekspozohej ndaj një përgjegjësie penale e rreziqeve sanitare. Nëse nesër Gjykatësi sportiv vendos ti japë 3-0 fitoren në tavolinë e një pikë penalizim Napolit, sporti do të humbiste një rast të rëndësishëm për të dhënë një sinjal ndryshe. Napoli nuk pati zgjedhje, lojtarët ishin gati të niseshin".

"Në këtë moment nuk janë kushtet por sigurisht duhet marrë në konsideratë predispozita e një plani B ose vlerësimi i një formati ndryshe të kampionatit ashtu si është bërë në kategoritë inferiore në fund të sezonit 2020 e si ka bërë Uefa për të përfunduar Champions e Europa League", ka shtuar Grassani në lidhje me rrezikun për një ndalim të kampionatit pas mungesës së zhvillimit të ndeshjes me Juventus.

"Protokolli që kujton qarkoren e 18 qershorit stabilizon se në rast të kontakteve të ngushta, ai që vendos se cfarë lloj karantine duhet bërë, është Asl territoriale. E nuk e kuptoj si mund të jetë ndryshe", ka shpjeguar avokati i napoletanëve. "Me këtë protokoll Asl kanë juridiksionin ekskluziv për vendimmarrjen e lejimit apo anullimit të ndeshjeve", ka përfunduar ai.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI