Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Juventus-Napoli, precedenti që rrezikon të përplasë botën e futbollit me atë të politikës

Lapsi.al 5 October 2020
Juventus-Napoli, precedenti që rrezikon të përplasë

Nga njëra anë ministri Spadafora e në tjetrën presidenti i Figc Gravina e presidenti i Lega Serie A Dal Pino. Takimi i dyfishtë i krerëve të lartë të sportit e futbollit që ka si objektiv, të kuptojë si të përballet me cështjen e Juventus-Napoli e si pasojë edhe atë të protokollit të ndjekur deri në këtë moment. Një protokoll që tashmë nga të gjithë është konsideruar i vjetër e i kaluar e që kështu i bie të ndryshohet. Që kur shpërtheu cështja "Napoli" ka patur kontakte shumë intensive mes botës së futbollit e asaj të politikës, por nuk është arritur në një pozicionim të përbashkët. Përkundrazi. Përplasja është rritur vazhdimisht.

Futbolli është reshtuar kundër vendimit të Asl kampane për të bllokuar Napolin në prag të nisjes drejt Torinos. Një përplasje që është bërë tashmë e ashpër. Por ministri Spadafora ka përsëritur atë që është shkruar në dokumente, ose më saktë: "Autoriteteve Sanitare Lokale i kërkohet një përgjegjësi e qartë e një veprim vigjilues". Asl-ve i takon, të respektojë një ndalim transferte kur situata është e tillë. Për shembull kur është në fuqi një lockdoën rajonal ose kur rastet janë shumë e terapitë intensive plot.

"Qeveria" e topit, nga ana e tij shpjegon se është hedhur poshtë një protokoll i vleftësuar nga CTS. Një precedent, në këtë sens, është ai i Crotone-Milan me Asl e Milanos që kishte tentuar të ngrinte dyshime. E gjitha ishte zgjidhur me një telefonatë me Lega Calcio.

Tani gjithcka do të përfundojë përballë një Kolegjiumi Garancie në Coni (komiteti olimpik italian) që përfaqëson gradën e fundit të Gjykatës Sportive. Në fund është edhe kapitulli datë, nëse ndeshje do të duhet të rikuperohet: e vetmja mundësi është në 13 janar 2021 që futet mes 4 ditëve të Inter -Juve e 8 të Superkpës Juve-Napoli.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI