Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Plani makabër i gruas së ish-futbollistit të kombëtares: 1 milionë euro profesionistit për të vrarë e varrosur burrin

Lapsi.al 25 September 2020
Plani makabër i gruas së ish-futbollistit të kombëtares: 1

Histori të cuditshme futbolli ka shumë, sidomos jashtë fushës. Por nuk ndodh shpesh të dëgjosh për një ish-futbollist të nivelit ndërkombëtar që ka rrezikuar të vritet për cështje që i përkasin parave. E organizatorja ka qenë… gruaja e tij. I ka ndodhur turkut Emre Asik, që në karrierë ka luajtur me Galatasaray, Fenerbahce e Besiktas e që për pak… desh la jetën.

VRASËSI ME PAGESË - Emre e Yağmur Asik u martuan në 2012, nuk janë të divorcuar e kanë tre fëmijë. E megjithatë, si rrëfen AS, gruaja e ish-futbollistit, me mbi 30 prezenca me kombëtaren turke mes 1993 e 2010, akuzohet se ka tentuar ta vrasë të shoqin. Gruaja është vënë në kontakt me një vrasës me pagesë, të cilit i ka ofruar 10 milionë lira turke (pak më shumë se 1 milion euro) për të vrarë ish-mbrojtësin e për ta varrosur në një vend të sigurtë. Në fund, plani dështoi, sepse vetë vrasësi ka vendosur ti tregojë ish-futbollistit. Para se ti drejtohej vrasësit me pagesë, gruaja e Emre i ka kërkuar të dashurit të saj, edhe ai i arrestuar, të vrasë të shoqin.

I DASHURI – Ai ka treguar disa detaje më shumë mbi atë që ndodhi: “Kam një lidhje me Yağmur e ajo mendonte vetëm të trashëgonte paratë që do të merrte pas vdekjes së Emre Asik. Më kërkoi ta vrisja, por unë i thashë jo. Një herë më solli një copë mish, donte ta qëlloja. Provova ta bëja, por mbylla sytë e ajo më tha: ‘nuk je në gjendje ta bësh'”. Aty erdhi vendimi për tiu drejtuar një profesionisti, të cilit gruaja, sipas akuzës, i ka siguruar armën e me të cilin ka kontrolluar zonën rreth qytetit të Düzce për të gjetur vendin për ta varrosur kufomën. Por për fatin e Emre Asik, vrasësi me pagesë ka patur ndërgjegje.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI