Flash

"Covid pati kurajën të më sfidojë. Ide shumë e keqe": Ibrahimovic tallet me Koronavirus

Lapsi.al 25 September 2020
"Covid pati kurajën të më sfidojë. Ide shumë e
Koronavirus nuk është nga ato që frikëson Zlatan Ibrahimovic, që rezultoi pozitiv pas kryerjes së tamponeve nga Milan, të mërkurën, para ndeshjes së Europa League kundër Bodo/Glimt, e vlefshme për raundin e tretë paraeleminator. Suedezi madje ka konfirmuar se është totalisht asimptomatik e, me ironi, ka shkruar në rrjetet sociale: "Kam rezultuar negativ në testin e djeshëm e pozitiv sot - ka shkruar Zlatan në rrjetet sociale - Nuk kam asnjë lloj simptome. Covid pati kurajën të më sfidojë. Ide shumë e keqe". Sidoqoftë është një goditje e fortë për kuqezinjtë, që e ndjenë mungesën e shtatlartit në fushë, pavarësisht fitores 3-2 në atë që Pioli e kishte konsideruar si "një finale". Ibra me shumë mundësi do të humbasë edhe transfertën e Crotones, në program të dielën në orën 18, ashtu si edhe ndeshjen e playoff të Europa League, që është parashikuar të luhet pas një jave. Gjithcka do të varet nga tamponet e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI