Flash

Tronditet futbolli, klubet gjermane rebelohen: nuk do t'i lejojnë lojtarët të luajnë me Kombëtaret

Lapsi.al 24 September 2020
Tronditet futbolli, klubet gjermane rebelohen: nuk do t'i lejojnë

Klubet e Bundesligës nuk kanë ndërmend të lejojnë lojtarët e tyre për Kombëtaret respektive në rastin e impenjimeve të Nations League ose për miqësoret e tetorit. Lajmin e shkruan revista Kicker, duke saktësuar se motivi i këtij pozicionimi është rritja e infektimeve me Covid-19, që nuk këshillon lëvizje të lojtarëve. Ndër të tjera, problemi i përket direkt përfaqësueses së Gjermanisë që në 10 tetor duhet të luajë në Ukrainë, zonë e konsideruar me rrezik të lartë.

Në lidhje me këtë situatë, drejtori i përgjithshëm i 'National Mannschaft' Oliver Bierhoff ka përgatitur një plan që parashikon prezencën në Kiev të skuadrës së teknikut Loeë për minimumin e mundshëm të 36 orëve e me asnjë kontakt nga jashtë. Por kjo nuk mjafton për të siguruar klubet që duhet të vënë lojtarët në dispozicion, i pari Bayern që ka në kombëtare Neuer, Kimmich, Goretzka, Sanè, Gnabry e Süle.

Në të njëjtën linjë me bavarezët është edhe Leipzig, ndërsa drejtori sportiv i Borussia Dortmund Sebastian Kehl i ka shpjeguar Kicker se "po punojmë për të gjetur zgjidhje, por kemi të drejtën për të mos i vënë në dispozicion lojtarët tanë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI