Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Dita e dominimit të kontinentit: Bayern e Sevilla, dy rekordmenë për një Superkupë

Lapsi.al 24 September 2020
Dita e dominimit të kontinentit: Bayern e Sevilla, dy rekordmenë

Superkupa Europiane mes Bayern Mynih e Sevilla është trofeu i parë ndërkombëtar i sezonit të ri, por edhe shija e një futbolli të madh. Në stadiumin “Puskas Arena” të Budapest do të luhet në skenë edicioni i 45 i Superkupës së Europës. Këtë vit do ta diskutojnë Bayern, që ka fituar Champions League duke mundur në finale PSG e Sevilla, që ka triumfuar në Europa League, duke mundur në finale Interin. Të dyja skuadrat kanë ngritur lart trofeun prestigjioz vetëm një herë në historinë e tyre.

SITUATA

Afërsisht një muaj që kur goli i Kingsley Coman i dha Bayern fitoren 1-0 kundër Paris Saint-Germain në Estadio da Luz në Portugali, skuadra e Hansi Flick do të kërkojë ti shtojë trofeun e katërt palmaresit të jashtëzakonshëm. Në fakt, kampionët e Gjermanisë e Europë e kanë pak problem Superkupën e Europës, trofe që nuk e fitojnë nga 2013 (e vetmja herë kur kanë triumfuar).

Sevilla, pavarësisht rekordit të tyre të kohëve të fundit në Europa League, kanë gjithashtu të njëjtën sindromë me bavarezët kur vjen puna tek Superkupa, trofe që e kanë fituar një herë në 2006 dhe që e kanë humbur tre herë radhazi mes 2014 e 2016.

RISIA

Ndeshja do të jetë e para e UEFA-s ku tifozët do të lejohen të futen në stadium. Në Puskas Arena në periferi të Budapestit, secila skuadër do të ketë rreth 3,000 tifozë, edhe pse parashikohet që në total të jenë prezentë 20 mijë spektatorë në një impiant që mund të përballojë 65mijë.

MUNGESAT

Bayern Munich mund të mirëpresë mbrojtësin e majtë Alphonso Davies, pasi kanadezi mungoi në fitoren e ekzagjeruar 8-0 në debutimin në Bundesligë kundër Schalke 04 si masë paraprake, për ta patur në dispozicion pikërisht në Superkupën e Europës.

Problemet për Flick megjithatë nuk do të mungojnë. Kingsley Coman dhe blerja e verës Tanguy Nianzou do të mungojnë të dy.

Mund të ketë një tjetër debutim tek Sevilla për mesfushorin Ivan Rakitic, që u rikthye tek andaluzianët nga Barcelona në këtë verë, pas 6 vitesh të kaluar në Nou Camp.

FORMACIONET

BAYERN MYNIH 4-2-3-1

Portier: M. Neuer

Mbrojtës: A. Davies, J. Boateng, D. Alaba, L. Hernandez

Mesfushorë: J. Kimmich, L. Goretzka, S. Gnabry, T. Mueller,

L. Sane

Sulmues: R. Lewandowski

SEVILLA 4-3-3

Portier: Y. Bounou

Mbrojtës: J. Navas, J. Kounde, S. Escudero, D. Carlos

Mesfushorë: I. Rakitic, J. Jordan, Fernando

Sulmues: Suso, L. Ocampos, Y. En-Nesyri

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI