Flash

Superkupa Uefa/ Flick paralajmëron spanjollët: "Sevilla e fortë, por Bayern është gati"

Lapsi.al 23 September 2020
Superkupa Uefa/ Flick paralajmëron spanjollët: "Sevilla e

Pas Tripletës së jashtëzakonshme me të cilën mbylli sezonin e kaluar, Bayern Mynih synon tashmë trofeun e parë të edicionit të ri. Superkupa e Europës është një trofe që Hansi Flick nuk ka ndërmend ta humbasë, në provën e tij të parë për dominimin kontinental: "Sevilla ka merituar plotësisht triumfin në Europa League. Eshtë një skuadër e pjekur e fortë taktikisht. Trajneri i saj po bën një punë të shkëlqyer - ka shpjeguar Hansi Flick, tekniku bavarezëve, në vigjilje të Superkupës Uefa - Do të jetë një ndeshje intensive. Të dy skuadrat kanë shumë për të dhënë, kështu që mund të presim një ndeshje të nivelit të lartë".

"Duam të përgatitemi për më të mirën. Mendoj që skuadrat janë gati në 100%, shumë të përqendruara e do të luajnë me intensitet. E marrim shumë seriozisht këtë trofe: është një finale, e finalet, dihet, janë gjithnjë speciale" ka shtuar tekniku gjerman si bën të ditur faqja zyrtare e Uefa-s.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI