Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Morata i lumtur për rikthimin: "U ktheva në shtëpi"

Lapsi.al 23 September 2020
Morata i lumtur për rikthimin: "U ktheva në shtëpi"
Tani është zyrtare: Alvaro Morata është përsëri një lojtar i Juventus. Spanjolli është kthyer të veshë fanellën bardhezi katër vjet pas largimit të parë. Sulmuesi, mbi të cilin drejtuesit u përqendruan pas vështirësive për të liruar Dzeko nga Roma (e Milik nga Napoli), mbërriti në aeroportin e Caselle shoqëruar nga gjithë familja me një fluturim privat pas pas mesnatës së të martës, pritur nga një grup tifozësh. Lojtari ka mbërritur rreth orës 9.30 në J Medical, ku ka kryer vizitat mjekësore. Në përfundim të tyre ka hedhur firmën në kontratën 5 vjecare me bardhezinjtë. Në komunikatën zyrtare, Morata është shprehur: "Asgjë nuk është më e bukur se të kthehesh në shtëpi. Sepse është ardhja e Álvaro Moratas në Torino: një rikthim në shtëpi", lexohet në komunikatën e klubit. Ashtu si ishte parashikuar, Morata do të mbajë fanellën me numër 9. Morata mbërrin në bardhezi nga Atletico Madrid me formulën e huazimit për 10 milionë euro me të drejtën e blerjes të fiksuar në 45 e mundësinë për të rinovuar huazimin për një tjetër vit (në këtë rast Juve do të paguante 10 milionë për huazimin e 35 për blerjen). Për tu kthyer tek Juve sulmuesi pranoi të ulte pagën nga 9 milionë në 5 plus bonus.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI