Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

'Rrëzohen' krerët e Tiranës: dorëhiqen drejtori sportiv e team menager i bardhebluve

Lapsi.al 22 September 2020
'Rrëzohen' krerët e Tiranës: dorëhiqen drejtori

Kaos tek Tirana, pikërisht kur pritet të startojë sezoni i ri futbollistik e në kohën kur bardheblutë duhet të ishin të qetë përpara ndeshjes së playoff të Europa League kundër zviceranëve të Young Boys. Drejtori sportiv Arbi Laçi e team menager i bardhebluve Mario Nikolli kanë dhënë dorëheqjen në mënyrë të pakuptueshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klubi i Futbollit Tirana në faqen zyrtare, ku ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e drejtorit sportiv Laci dhe menaxherit të klubit Nikolli.

"Pas disa viteve të suksesshëm bashkëpunimi, ku janë rritur brenda dyerve te klubit bardheblu, duke prekur kështu të gjitha shkallët hierarkike dhe duke kurorëzuar suksesin e tyre me titullin kampion, Laçi dhe Nikolli ndajnë rrugëtimin e tyre me kampin e kampionëve", shkruhet në komunikatën e thjeshtë.

Të paqartë motivet që mund ti kenë shtyrë dy drejtuesit të japin dorëheqjen, kur sidomos drejtori sportiv kishte udhëhequr fushatën e blerjeve të kryeqytetasve, duke patur përsipër edhe kontributin për rikthimin e titullit kampion pas 11 vitesh mungesë. "Kjo është një mirupafshim por jo një lamtumirë. #faleminderitArbi #faleminderitMario" mbyllet mesazhi i 25 herë kampionëve, por që dicka ka ndodhur për të arritur në këtë vendim, një javë nga ndeshja më e rëndësishme e sezonit ajo kundër Young Boys, kjo është e sigurtë...

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2689418547980917

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI