Flash

Skandali i provimit të Suarez, zbulohen përgjimet: "Duhet të kalojë se fiton 10 milionë në vit"

Lapsi.al 22 September 2020
Skandali i provimit të Suarez, zbulohen përgjimet: "Duhet të

"Nuk e merr, por duhet, do kalojë, sepse me 10 milionë në sezon rrogë nuk mund tia mohosh se nuk ka certifikatën B1”. Është ky një nga përgjimet e Guardia di Finanza në Peruxhia në lidhje me hetimin për mashtrim për të marrë nënshtetësinë italiane nga Luis Suarez. Stefania Spina, e ngarkuar për përgatitjen e kandidatit e për organizimin e sesionit të provimit, fliste kështu me testuesit: "Nuk nxjerr një fjalë, nuk zgjedhon foljet e flet pa fund", shkruhet në në document. "Po të duket rasti ta ngelim", shton me një nga testuesit që nuk identitfikohet mirë.

Të dakordësuara edhe pyetjet para provimit: "Për ta thënë të vërtetën, sot telefonova Lorenzo Rocca dhe i tregova për simulimin e provimit e ramë praktikisht dakord për atë që do ta pyesë".

Nga përgjimet del se krerët e universitetit kanë qenë të informuar mbi cështjen: “Më thuaj cfarë note do e kaq”. E përgjigja: “Vëri 3, dëgjiova rektoren dje, kjo është linja”.

Janë rektorja e Universitetit për të huajt në Perugia Giuliana Grego Bolli e drejtori i përgjithshëm Simone Olivieri mes të hetuarve për provimin e Luis Suarez në Perugia që sidoqoftë nuk është i përfshirë në hetim.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI