Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Mirëseerdhe": me këmishë të bardhë e i buzëqeshur, Morata mbërrin tek Juventus për vizitat mjekësore

Lapsi.al 22 September 2020
"Mirëseerdhe": me këmishë të bardhë e i
"Back in town". Kështu Juventus i ka dhënë mirëseardhjen Alvaro Moratas, që rikthehet të veshë fanellën bardhezi katër vjet pas lamtumirës. Sulmuesi spanjoll, mbi të cilin drejtuesit insistuan duke parë vështirësitë për të marrë Dzeko nga Roma (e Milik nga Napoli), ka mbërritur në aeroportin e Caselle, shoqëruar nga e gjithë familja me një fluturim privat në mesnatë, i pritur nga një grup tifozësh. Rreth orës 9.30 ka mbërritur i buzëqeshur në JMedical për të kryer vizitat mjekësore, që do ta ndjekë firma mbi një kontratë 5 vjecare. Pastaj Morata do ti bashkohet shokëve të rinj. Këmishë e bardhë, aprovimin me gishtin e madh, ndërsa tifozët i thërrisnin: "Mirëseerdhe". Morata mbërriti në bardhezi nga Atletico Madrid me formulën e huazimit për 10 milionë euro me të drejtën e blerjes fiksuar në 45 e me mundësinë për të rinovuar huazimin për një tjetër sezon (në atë rast Juve do të paguajë 10 milionë të tjera e 35 për blerjen e mundshme). Për tu kthyer tek Juventus, Morata ka hequr dorë nga rroga e tij e lartë, duke kaluar nga 9 milionë në 5 plùs bonus.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI