Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Juventus ndryshon objektiv: akord me Morata e menaxherin e tij

Lapsi.al 21 September 2020
Juventus ndryshon objektiv: akord me Morata e menaxherin e tij

Juventus e ka bërë zgjedhjen e tij për sulmuesin që do ti dhurojë Antonio Contes: bëhet fjalë për Alvaro Morata. Situata e bllokuar për Dzeko - që lidhet nga transferimin e Milik nga Napoli tek Roma - ka bindur drejtuesit bardhezinj të përshpejtojnë kontaktet me Atletico Madrid për sulmuesin spanjoll. Është arritur akordi me menaxherin e Moratas, Juanma Lopez, për kontratën: gati një pesë vjecare. Colchoneros, që kanë një akord me Luis Suarez në dalje nga Barcellona, janë të gatshëm ta lënë lojtarin të largohet edhe në huazim me të drejtën e blerjes (flitet për 10 milionë euro plus 45). Morata, që ka luajtur tek Juve nga 2014 tek 2016, e dëshiron rikthimin tek bardhezinjtë.

Juventus nuk do të priste Dzekon, por do të shihte vërdallë, e pranoi vetë Chief Football Officer Fabio Paratici para debutimit në kampionat kundër Sampdorias: "Ka një situatë sulmuesish për Juventus. Merkato është ende e gjatë, mungojnë ende 15 ditë. Ka të tjera situata që po i ndjekim, nuk është vetëm Dzeko". Për sulmuesin boshnjak është gati një dyvjecare prej 7,5 milionë euro në sezon e, për ta zhbllokuar situatën, Juve është e gatshme ta rrisë ofertën për Romën deri në 17 milionë euro.

Por vështirësitë e kalimit të Milik tek verdhekuqtë për cështje që lidhen me formula ekonomike e burokratike, mes sulmuesit polak e Napolit, mbajnë pezull operacionin (e për mbylljen ka një lloj pesimizmi, me klubin e Friedkin që po sheh për profile të tjerë lojtarësh). Atëherë emri i Morata kthehet në plan të parë. Juve nuk dëshiron të kapet e papërgatitur e Pirlo pret sulmuesin e tij.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI