Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Juventus i Pirlos me tre yje: Kulusevski, Bonucci e Ronaldo likuidojnë Sampdorian

Lapsi.al 20 September 2020
Video/ Juventus i Pirlos me tre yje: Kulusevski, Bonucci e Ronaldo

Karriera si trajner e Andrea Pirlos nis në mënyrën e duhur në pankinën e Juventus. Në javën e parë të Serie A bardhezinjtë mposhtën 3-0 Sampdorian e nisën sezonin me një fitore. Në Stadium dominimi i bardhezinjve ishte evident: Kulusevski zhbllokoi ndeshjen në të 13' me një të majtë kirurgjike, pastaj traversa ndaloi CR7. Në pjesën e dytë, me gjithë zëvendësimet e Pirlos, torinezët nuk e humbën kontrollin e ndeshjes e mbyllën sfidën oa rrezikuar me Bonucci (79') e CR7 (89').

Juventus i Andrea Pirlos debutoi me shumë emra të rinj (McKennie e Kulusevski në foksu, por edhe i riu Frabotta) por me të njëjtën dëshirë të vjetër për fitore. Kundër Sampdorias, në të parën në Serie A, Kulusevski, që mori cmimin e lojtarit të ri më të mirë të sezonit të kaluar, shënoi gol në ndeshjen e parë me bardhezinjtë pas vetëm 13 minutash. Suedezi ishte fantastik në gjetjen e këndit të largët të portierit dorian, duke i dhënë avantazhin Pirlos.

Samdoria nuk mundi të dilte nga presingu asfiksues i Juventus, që arriti të mbyllë praktikisht ndeshjen me golin e dytë të shënuar nga Leonardo Bonucci. Në fakt, bardhezinjtë patën disa mundësi për të shënuar, por traversa e në disa raste portieri dorian e lanë ndeshjen të hapur deri në minutën e 78. Në zhvillimet e një goditje këndi, Audero i mohoi golin në debutim McKennie, po nuk mund të ndalte dot edhe Bonuccin, që qetësoi Pirlon në pankinë.

Juventus shkatërron tashmë plotësisht Sampdorian me golin e tretë. Nuk mund të mungonte firma e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e parë të sezonit për bardhezinjtë. Në minutën e 88, në asist të Ramsey, portugezi lëshoi një të djathtë precize, që përfundoi në shtylën e dytë me Auderon që nuk mund të bënte asgjë. Tre pikët e para për Juventus dhe debutim pozitiv për Pirlon, që pret edhe qendërsulmuesin e ri për ta konsideruar të plotësuar organikën.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI