Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Covid ndryshon merkaton e Real: Florentino nuk blen, por shet duke fituar 110 milionë euro

Lapsi.al 20 September 2020
Covid ndryshon merkaton e Real: Florentino nuk blen, por shet duke fituar 110

Janë larg kohët e blerjeve milionere, nga Zidane tek dy Ronaldot, duke kaluar nga Kakà e Beckham. Por pa shkuar kaq larg, duket se ka kaluar një jetë edhe nga 2019 kur Hazard mbërriti nga Chelsea për një shifër që shumë e kanë vlerësuar rreth 160 milionë. Tani Florentino Perez nuk blen. Përkundrazi, shet. E shet mirë. Sipas "As" Real ka arkëtuar deri tani, nga shitjet e verës 2020, një shumë prej 110 milionë euro. Merkato, në kohën e Coronavirus, ka ndryshuar edhe merengues...

Llogaria është bërë shpejt: Hakimi shkoi tek Inter për 40 milionë, Reguilon tek Tottenham për 30, James Rodriguez tek Everton për 25 e Oscar Rodriguez tek Sevilla për 15. Të gjithë kësaj i shtohet edhe kursimi i gjysmës së pagës së lartë të Bale, rreth 15 milionë në vit. Me pak fjalë, në kohët e Covid, edhe të pasurit kursejnë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI