Flash

Video/ Roma barazon në Verona: Kumbulla sheh ndeshjen nga pankina

Lapsi.al 19 September 2020
Video/ Roma barazon në Verona: Kumbulla sheh ndeshjen nga pankina

Nis me një barazim 0-0 kundër Veronës kampionati i Romës, pa Dzeko të premtuar Juventusit të lënë në pankinë për gjithë ndeshjen, ashtu si edhe Kumbullën që e pa ndeshjen me ish-skuadrën e tij si spektator. Në pjesën e parë Mkhitaryan e Pedro gabuan nga fare pranë, por rastin më të mirë e pati në këmbë e Tameze, me Mirante që shpëtoi me ndihmën e traversës. Në fund emocione të tjera: Dimarco goditi traversën e shtyllën (82'), Spinazzola u ndal nga traversa (85').

Në ndeshjen hapëse të sezonit në Serie A, sukses i merituar për Fiorentinën: 1-0 në shtëpi kundër Torinos. Violat ndërtuan dy raste të mira në pjesën e parë, por në të dy rastet Sirigu u tregua i aftë ti mohonte golin kundërshtarëve në goditjet me kokë të Kouamé. Zaza shpenzoi një mundësi ideale në kundërsulm, ndërsa vendosi ndeshjen në minutën e 78’ Castrovilli, duke depozituar në rrjetë një sugjerim të Chiesas. Giampaolo dështon në debutim.

ITALY - SERIE A

Fiorentina 1 - 0 Torino

Hellas Verona 0 - 0 Roma

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI