Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Një gjigant për mbrojtjen e Milan: 198 cm e vetëm 22 vjeç, ky është Ajer

Lapsi.al 19 September 2020
Një gjigant për mbrojtjen e Milan: 198 cm e vetëm 22 vjeç,

Kristoffer Vassbakk Ajer, mbrojtësi norvegjez i Celtic, është prej kohësh në vëzhgimin e Milan. 22 vjecari është një forcë e natyrës me 198 centimetrat e shtatlartësisë dhe tek kuqezinjtë duket se mund të bëjë histori. Më i gjatë edhe se Donnarumma e po aq sa Nëankëo Simy, sulmuesi i Crotone, që është lojtari më i gjatë në Serie A.

Në realitet emri i Ajer është përfolur tek Milan edhe në të kaluarën, por vetëm tani që është bërë një opsion i prekshëm në tavolinën e Maldini e Massara. Mbrojtja e kuqezinjve i ka lojtarët të pakët: Romagnoli e Musacchio janë të dëmtuar, Duarte është kthyer nga një sezon i shenjuar nga shumë dëmtime e ka nevojë të luajë para se të jetë në lartësi, kështu që dy vërtetë të besueshëm janë Kjaer e i riu Gabbia. Me grupet e Europa League për tu arritur në dy ndeshje të tjera paraeleminatore e tre javët e para të kampionatit tek porta, kuptohet pse tekniku kërkon një përforcim sa më shpejt të jetë e mundur.

I preferuari i Maldinit është Milenkovic i Fiorentinës, që mund të luajë edhe në të djathtë. Serbi është në skadencë kontrate në 2021, por për momentin Rocco Commisso reziston, duke refuzuar oferta nën 25 milionë euro. Kështu, lindi idea Ajer. Celtic duket më i negociueshëm dhe mund të suportojë humbjen e një titullari. Ndërkohë norvegjezi pret e shpreson. Për të të mbërrijë tek Milan do të ishte një hap... prej gjiganti!

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI