Flash

Lëvizje drastike e Fifa-s: një futbollist mund të ndryshojë Kombëtare

Lapsi.al 19 September 2020
Lëvizje drastike e Fifa-s: një futbollist mund të ndryshojë

Ndryshim epokal i Fifa-s. Sipas El Paìs, organizmi më i lartë i futbollit botëror ka aprovuar një modifikim të rëndësishëm të rregullores së zgjedhjes së kombëtareve, duke i lejuar, sipas kushteve të përcaktuara, të rinjve të ndryshojnë Kombëtare edhe nëse e kanë veshur më parë fanellën e një vendi tjetër. Një revolucion i përfshirë për të evituar që Federatat të bllokojnë lojtarë premtues, duke i nxjerrë në fushë vetëm për pak minuta.

Sipas të përditshmes spanjolle, nga tani një lojtar mund ti kërkojë FIFA-s një ndryshim të Kombëtares nëse:

- Në momentin e luajtjes së ndeshjes së parë zyrtare me Kombëtaren e mëparshme, zotëronte shtetësinë e Federatës që dëshiron të përfaqësojë më pas

- Në momentin e luajtjes së ndeshjes së fundit zyrtare me Kombëtaren e mëparshme, nuk kishte mbushur ende 21 vjeç

- Nëse ka luajtur maksimumi tre ndeshje me Kombëtaren e mëparshme, si në kompeticione zyrtare e jo zyrtare

- Nëse kanë kaluar të paktën tre muaj që kur ka luajtur ndeshjen e fundit me Kombëtaren e mëparshme, si në kompeticione zyrtare e jo zyrtare

- Nëse nuk ka marrë pjesë kurrë në asnjë ndeshje ndërkombëtare në fazën finale të një Botërori ose një turne konfederal

Kushte që limitojnë ndjeshëm mundësinë për të ndryshuar Kombëtaren, por që zgjidhin këtë cështje të rëndësishme, që u evidentua kohët e fundit për cështjen e Munir el Haddadi, i detyruar të humbasë Botërorin 2018 me Marokun (Vendi i origjinës së prindërve) sepse kishte luajtur 13 minuta me fanellën e Spanjës gjatë ndeshjes së fazës kualifikuese në Europianin 2014 kundër Maqedonisë e pastaj nuk u thërrit më kurrë nga iberikët.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI