Flash

Rikthim pas 7 vjetësh: Bale kthehet tek Tottenham, një 'tmerr' më shumë për Ernest Gjokën

Lapsi.al 19 September 2020
Rikthim pas 7 vjetësh: Bale kthehet tek Tottenham, një

Shtatë vjet më pas Gareth Bale kthehet aty ku u nis: në Londër, tek Tottenham. Kur u ble nga Real Madrid bëri zhurmë shuma prej 100 milionë euro të shpenzuar për sulmuesin uellsian. Para të investuara mirë, duke qenë se Bale ka kontribuuar në fitoret e Blancos të dy titujve kombëtarë e 4 Champions League.

Tashmë pas thyerjes së mardhënieve në Madrid e me teknikun Zidane, ka mbërritur nën urdhërat e Mourinhos me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes. Një dhimbje koke më shumë për Ernest Gjokën, kur Shkëndija e Tetovës të përballet me Spurs në raundin e tretë të Europa League, sikur të mos mjaftonin emrat e frikshëm të lojtarëve londinezë...

Zyrtar edhe kalimi tek Spurs i Reguilon, anësori i majtë spanjoll që vjen nga një sezon fantastik në Sevilla është blerë me titull përfundimtar për shumën e 30 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI