Flash

Juventus humb durimin: 17 milionë për të veshur Dzeko bardhezi

Lapsi.al 20 September 2020
Juventus humb durimin: 17 milionë për të veshur Dzeko bardhezi

Gjithcka mund të zgjidhet shumë shpejt, por në pritje të një lëvizje të De Laurentiis, Roma e Juventus duan të bëjnë kujdes. Cështja Milik-Dzeko për momentin nuk zhbllokohet. Bardhezinjtë, që duan ti japin sa më shpejt të jetë e mundur Pirlos një qendërsulmues, kanë vendosur të rrisin ofertën duke e cuar në 17 milionë euro për boshnjakun. Një shifër shumë e lartë për një lojtar që është 34 vjec. Verdhekuqtë janë të vendosur të pranojnë e të gjejnë një tjetër numër 9 për Fonsecan.

Klubi piemontez nuk dëshiron të mbërrijë të dielën e ardhshme kur të jetë Roma-Juve me cështjen Edin ende pezull. Për këtë motiv po përshpejtohet për ta mbyllur gjatë javës. Qendrimi i Dzeko në pankinë për gjithë ndeshjen me Veronën është sinjal i qartë se Roma e konsideron të larguar, edhe pse Fonseca është mudnuar të justifikohet "ishte një javë shumë e komlikuar për Dzeko, ndaj bëra këtë zgjedhje për ta ruajtur".

Roma, e irrituar për pavendosmërinë e Milik, kërkon jo një por dy sulmues për të zëvendësuar një gjigant si Dzeko. Emra, për momentin, nuk ka. Flitet vetëm për Bustos të Telleres, datëlindja 1998.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI