Flash

Vidal mbërrin tek Inter: të hënën vizitat mjekësore e firma

Lapsi.al 20 September 2020
Vidal mbërrin tek Inter: të hënën vizitat mjekësore e

Antonio Conte mund të gëzohet, telenovela Arturo Vidal është vërtetë në episodin e fundit. Pas javësh lajmërimesh e pastaj mohimesh, mundësia që i lejon Inter të blejë kilenin nga Barcelona është kompletuar: Godin do të përfundojë tek Cagliari, ndërsa mesfushori pritet në Milano në mbrëmje ndërsa nesër do të kryejë vizitat mjekësore para firmës mbi kontratën e re dy vjecare prej 6 milionë euro në sezon. Për katalanasit një milion euro plus bonus.

Akordi me Godin, zgjidhje konsensuale e kontratës me një dalje të mirë, lehtëson klubin nga një rrogë e rëndë e kështu ka ardhur edhe aprovimi i Suning për blerjen e Vidal, pedinë që Conte e kërkonte në zikaltër që vitin e kaluar. Dje situata është përshpejtuar në takimin me Barcelonën, që kërkonte një pagesë më të madhe në krahasim me 500.000 euro të ofruar nga Inter, në fund është gjetur akordi.

Ndërkohë kileni është stërvitur i diferencuar, pjesërisht larg nga Ciutad Deportiva me përgatitësin e tij atletik e pjesërisht në qendrën sportive të Barcelonës së bashku me shokët e skuadrës: me shumë mundësi do të jetë titullar që në ndeshjen kundër Fiorentinës të shtunën e ardhshme. Vidal ka "prenotuar" edhe fanellën me numër 22 që mbante tek Barcelona, por shpreson gjithnjë të rimarrë numrin 8, në rast të shitjes së Vecinos.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI