Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Portieri fundos Lampard: me 10 lojtarë Chelsea nuk përballon dot Liverpool

Lapsi.al 20 September 2020
Video/ Portieri fundos Lampard: me 10 lojtarë Chelsea nuk përballon

Fluturon me pikë të plota Liverpool i Jurgen Klopp, që në pjesën e dytë zhjidhi një ndeshje aspak të lehtë në Stamford Bridge, duke ndryshuar ritëm e duke mundur në mënyrë të pakundërshtueshme një Chelsea ku problemet nuk duken të pakta. Lampard i beson në fillim blerjeve të reja: Havertz e Werner. Por Liverpool rrezikoi i pari me Wijnaldum e pastaj me Firmino, i bllokuar në linjë nga Christensen, në topin që Salah i kishte rrëmbyer Kepas. Nuk ishte në fakt gabimi i vetëm i ndeshjes për portierin bask. Ritmet mbetën të ulta e vetëm pas 30 minutash Werner shkoi në konkluzion duke shfrytëzuar një përplasje favorizuese me Fabinhon. Vetëm në të 45' erdhi pika e kthesës së ndeshjes: Christensen si lojtar i fundit rrëzoi Mané në hyrje të zonës. Var konfirmoi goditjen e dënimit, por edhe kartonin e kuq për danezin.

Me një lojtar më pak, vështirësitë e Blues u rritën edhe më shumë në pjesën e dytë. Liverpool e kuptoi e, pas pesë minutash dominimi territorial, kaloi në avantazh: në të 50' Salah e Firmino kombinuan me lehtësi dhe braziliani shërbeu i pashqetësuar në qendër për Mané që e shtyu topin në rrjetë. Nuk mbaroi me kaq, sepse Mané katër minuta më pas pa Kepan me topin në këmbë dhe e sulmoi. Portieri i Blues gaboi gjithcka e, në tentativë për të pasuar tek Jorginho, i dorëzoi topin senegalezit që kompletoi dyglëshin e tij në katër minuta.

Chelsea provoi të hynte në lojë dhe Werner i fitoi një penallti me dinakëri Thiago Alcantaras, në debutimin me fanellën e Reds. Nga pika e bardhë Jorginho nuk mashtroi dot Alisson, që gjeti krahun e duhur, duke ruajtur rezultatin 0-2. Blues u munduan të krijojnë, por mbeti një pasdite për tu harruar për Chelsea e ri të Lampard.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI