Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Borxhet e klubeve: ja fatura që futbolli kërkon të zerojë

Lapsi.al 21 September 2020
Borxhet e klubeve: ja fatura që futbolli kërkon të zerojë

Llogore të ndara e katër pika të panegociueshme: mes Ligës së Futbollit e Qeverisë askush nuk tërhiqet nga pozicionet dhe natyrisht është e kuptueshme po të bësh vlerësime shifrash me të cilat luhet. Detyrimet tatimore e gjobat për tu paguar janë një nga pikat nga e cila klubet insistojnë se duhen zeruar, natyrisht jo principali, por vetëm gjobat e kamat vonesat. Duket si dicka e thjeshtë, por nuk është. Sipas një dokumenti zyrtar të Ministrisë së Financave, Klubet kanë rreth 300 milionë (të reja) tatime e gjoba të papaguara nga të cilat 230 janë detyrime shoqërore të papaguar dhe 70 milionë gjoba. Atë që FSHF është munduar ta mbajë gjithnjë si informacion të rezervuar e ka zbuluar tashmë në mes të konfliktit institucioni financiar.

KLUBET          DETYRIMET            GJOBAT

VLLAZNIA      120 milionë lekë       20 milionë gjoba

TIRANA            80 milionë lekë        14 milionë gjoba

APOLONIA       20 milionë lekë         8 milionë gjoba

LUFTËTARI     20 milionë lekë           1 milion gjoba

PARTIZANI      12.3 milionë lekë       2 milionë gjoba

Janë pesë klubet që kanë detyrime tatimore e gjoba të papaguara dhe rekordmene është Vllaznia me 120 milionë lekë detyrime tatimore e 20 milionë gjoba. Pas tyre vjen Tirana me 80 milionë detyrime tatimore e 14 milionë gjoba, të pasuar nga Apolonia e Luftëtari që kanë nga 20 milionë për ti paguar tatimeve, por fierakët e Koco Kokëdhimës kanë 8 milionë gjoba, ndërsa gjirokastritët 1. Në listë cudit edhe prezenca e Partizanit, ndërsa ka shifrën më të ulët të detyrimeve: 12.3 milionë tatimeve dhe 2 milionë lekë gjoba, gjithnjë duke folur me të reja. Kështu, vetëm në këtë pikë fatura me të cilën duhet të përballet shteti është 70 milionë të zeruara me një të rënë të lapsit, por që Ministrja e Financave Anila Denaj në daljen e jashtëzakonshme, pikërisht për këtë cështje ka sqaruar se është e gatshme ta marrë parasysh, por vetëm pasi të marrë premtimin e klubeve, se përtej këtij veprimi nuk do të ketë më mbivendosje detyrimesh…por kjo bëhet vetëm duke u ulur në tavolinë, gjë që futbolli refuzoi ta bënte, duke pritur Kryeministrin…

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI