Flash

Moviola/ Juventus i favorizuar? Jo, sipas rregullores së re: nuk kishte penallti

Lapsi.al 21 September 2020
Moviola/ Juventus i favorizuar? Jo, sipas rregullores së re: nuk kishte

Juventus-Sampdoria mund të bëhet objekt leksioni për Serie A 2020/21 në nivel vendimesh arbitrale, në lidhje me prekjen me dorë në zonën e penalltisë. Në të 44' e ndeshjes së luajtur në Stadium, Bonazzoli e drejtoi topin për në qendër të zonës, duke goditur në distancë të afërt krahun e majtë të Bonucci, që nuk ishte ngjitur me trupin. Arbitri Piccinini nuk fërshëllen penallti, VAR nuk ndërhyn e ndeshja vazhdoi pa asnjë masë.

Një ndryshim vlerësimi në krahasim me sezonin e kaluar (186 penallti të fërshëllyera, duke thyer cdo rekord), sipas indikacjoneve të reja të dizenjatorit Rizzoli që kishte pranuar se nuk donte të shihte "mbrojtësit si pinguinë". Frika për të pësuar një penallti kundër, në fakt, i bënte mbrojtësit ti mbanin krahët ngjitur me trupin, një pozicion që nuk ndihmon zhdërvjelltësinë e lëvizjes.

Graziano Cesari, ish-arbitër tani specialist gjykimi në Pressing Serie A, e ka quajtur pozitiv vendimin e marrë nga Piccinini: "Krahu i Bonucci nuk është ai i një lojtari që kërkon të përfitojë. Jam dakord me arbitrin. Vitin e kaluar do ishte penallti, ishte aprovuar një rregull që nuk kishte kuptim".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI