Flash

"Nëse do isha 20 vjeç, do kisha shënuar edhe dy": Ibrahimovic bën batutën epike për moshën

Lapsi.al 22 September 2020
"Nëse do isha 20 vjeç, do kisha shënuar edhe dy":

Milan rinis aty ku e kishte lënë e për të marrë fitoren e parë sezonale mbështetet tek Zlatan Ibrahimovic, që pas dygolëshit ndaj Bolonjës deklaroi batutën epike, në stilin tipik të suedezit: "Po të isha 20 vjec do të kasha bërë edhe dy gola të tjerë, por për fat jam 39". Sulmuesi suedez, më i miri në fushë në mbrëmjen e San Siros, është gjithnjë e më shumë lider i kësaj skuadre e roli i pëlqen shumë: "Më pëlqen të kem këtë përgjegjësi, presioni më i madh më vjen nga vetja. Nuk dua të flitet për moshën time në krahasim me lojtarët e tjerë, duhet të gjykohemi në të njëjtin nivel. Më pëlqen të gjykohem në të njëjtën mënyrë si një 20 vjecar".

"Jam si Benjamin Button: linda plak, por do vdes i ri - ka theksuar Ibra – Duke lënë mënjanë shakatë, skuadra punoi mirë: shihet që nuk jemi ende në 100 %, por ishte e rëndësishme të nisnim mirë. Objektivi është të bëjmë më mirë se vitin e shkuar, e të rinjtë po punojnë mirë".

Në lidhje me objektivët sezonalë, suedezi nuk zbilancohet: "Këtë vit duhet të mendojmë për cdo ndeshje me radhë, të luajmë me besim, si të ishin gjithnjë finale. Objektivat janë lart. Ku? Ky është sekret".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI