Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Kinez m**i": homofobia, racizëm e jo vetëm: Neymar përfundon nën hetim

Lapsi.al 22 September 2020
"Kinez m**i": homofobia, racizëm e jo vetëm: Neymar

Është e gjitha një fyerje. Në Brazil janë të sigurtë: Neymar ka qenë viktimë e ofendimeve raciste nga ana e marsejezit Gonzalez që gjithashtu pësoi fyerje homofobe nga braziliani, i akuzuar se ka sulmuar verbalisht edhe marsejezin tjetër Sakai. E tani i takon komisionit disiplinor francez të bëjë qartësi për pas ndeshjen Psg-Marseille të 10 ditëve më parë, që përfundoi me rrahje, kartona të kuq, mes të cilëve edhe kampioni parisien.

Neymar, edhe pse pranon se ka patur një sjellje jo korrekte, nuk bën asnjë hap prapa e i qendron akuzave të racizmit ndaj Gonzalez që në këtë mënyrë e ka bërë të humbasë kontrollin. Fillimisht nuk u gjetën pamje të mbështesnin tezën e lojtarit të Psg, por në Brazil, tv Globo ka publikuar disa imazhe sipas të cilëve tre ekspertë kanë qenë kategorikë: “Gonzalez i ka thënë majmun Neymarit”. Edhe e përditshmja Le Parisien ka marrë të njëjtën përgjigje nga një specialist i leximit të buzëve spanjoll. Por Gonzalez e ka mohuar menjëherë: “Kurrë nuk kam ofenduar askënd në karrierë në terma racistë, Neymar duhet të mësojë të humbasë”.

Nga Spanja ndërkohë cështja zgjerohet: Neymar ka fyer edhe japonezin Sakai të Marseille, duke i thënë “kinez m...”. E nuk mbaron me kaq, sepse nga pamjet filmike duket që braziliani i ka drejtuar fyerje homofobe për Gonzalez. Të mërkurën e kaluar, komisioni i disiplinës i ka qendruar fakteve e kartoni i kuq i Neymar është dënuar me dy javë skualifikim, që i ka kaluar, e një paralajmërim. Vetëm se është hapur tashmë një hetim për cështjet raciste, që duhet kuptuar nëse do të përfshihen në ato po aq të rënda për homofobinë e diskriminimin territorial.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI