Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Mbappé mund të largohet për "vetëm" 100 milionë: lajmi vjen nga Franca dhe frikëson PSG

Lapsi.al 24 September 2020
Mbappé mund të largohet për "vetëm" 100

I ri, i talentuar, objekt i dëshirave të gjysmës së Europës. Kylian Mbappé ka botën në këmbët e tij, Paris Saint-Germain e ka zgjedhur si idhullin e shtëpisë mes yjeve të një skuadre që, edhe falë tij, arriti finalen e edicionit të fundit të Champions League. E megjithatë, eksperienca parisiene e sulmuesi duket se ka mbërritur në fund, me Real Madrid që mezi prêt ta rrëmbejë nga konkurenca.

Befasia e jashtëzakonshme e cështjes është se Mbappé mund të largohet për "vetëm" 100 milionë euro. Një cmim që, duke konsideruar shifrat e futbollit modern e vlerën e lojtarit, do të përfaqësonte një një blerje fantastike.

Sipas të përditshmes franceze "l'Equipe", e gjithë situate lidhet me rinovimin kontratual: aktualisht akordi mes PSG e kampionit të botës parashikon skadencën në 2022 e, nëse palët nuk gjejnë mirëkuptimin, vështirë se cmimi i kartonit të Mbappé mund të kalojë 100 milionë.

PSG, sic dihet, nuk është një klub me probleme financiare, por nuk mund ti lejojë vetes që të lëshojë një kampion si ai të largohet për një cmim të tillë, sidomos duke konsideruar se vlera e tij është tek 250 milionë. Por, në rast se nuk e bën rrezikon ta humbasë lojtarin me parametër zero në 2022.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI