Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Hamilton, në Rusi takimi me historinë: anglezi do rekordin e Schumacher

Lapsi.al 24 September 2020
Hamilton, në Rusi takimi me historinë: anglezi do rekordin e

Është inspiruar gjithnjë nga Ayrton Senna e kërkon të shuajë një tjetër rekord të Michael Schumacher. Lewis Hamilton në Rusi ka shanse të mira të arrijë gjermanin në kuotën e 91 GP të fituar e të marrë përfundimisht fluturimin drejt titullit të 7 kampion, duke barazuar pikërisht Schumin. Epoka të ndryshme, legjenda që krahasohen, ose ndoshta nuk janë të krahasueshëm. Sidoqoftë, kampionë të vërtetë...

Mund të jetë një Botëor i mërzitshëm, me Shigjetat e Zeza dominuese, Verstappen që po mundohet të rezistojë e Ferrarin që vetëm po vështron. Por ata që ndjekin Formula 1, në fundjavë mund të bëhen dëshmitarë të një eventi epokal. Këtë fundjavë në Sochi, Cirkusi i Madh mund të përjetojë një ditë historike sepse... pranë Leëis Hamilton është rekordi i 91 fitoreve të Michael Schumacher në prova të vlefshme për Botërorin. Një rekord që gjermani e ka vënë gjatë një karriere që zgjati 19 sezone: nga 1991 në 2012, nisur në verën e debutimit e me pauzën e tre viteve (nga 2007 në 2009) në tërheqjen e parë të Schumit pas epopesë ferrariste ndjekur nga rikthimi pa shkëlqim me Mercedes. Në timonin e të cilit Michael u zëvendësua pikërisht nga Hamilton. Anglezi, 90 sukseset i ka arritur në harkun e një karriere që (deri tani) ka zgjatur 14 sezone radhazi: nga 2007 tek ky aktual, ende në lojë e me shumë mundësi për të barazuar Schumacher e për ta kaluar më pas!

Hamilton e ka të qartë se fitorja e 91 herët e vonë do të jetë e tij e mezi pret të përmbushë këtë arritje, për të vendosur duart përfundimisht më pas mbi titullin e 7 kampion bote, duke u barazuar edhe këtu me Schumacher. Të ndezë sinjalin e parakalimit pastaj do të ishte e mundshme, por më e vështirë se ti barazojë fitoret. GP i Rusisë, përvec barazimit të rekordit mund ta conte minimalisht në 62 pikë avantazh ndaj Valtteri Bottas, duke i dhënë një tjetër hap vetes drejt titullit të 7...!

Karizmatik (gati) sa Senna, fitues sa (e shpejt më shumë) se Schumacher: Leëis është gati të bëhet më i madhi i të gjitha kohërave. Më i madhi se të gjithë? Diferenca është e lehtë, por ekziston.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI