Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Suarez, largohet në lot nga Barcelona: "Shumë gjëra u shpikën për mua"

Lapsi.al 24 September 2020
Video/ Suarez, largohet në lot nga Barcelona: "Shumë gjëra u

Atletico Madrid ka lajmëruar firmën në kontratë me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, Uruguajani, që përfundoi në shënjestër të Juventus e në qendër të cështjes së pasaportës italiane, do të vazhdojë të luajë në la Liga. Klubi katalanas ka zbuluar se Colchoneros kanë pranuar të paguajnë 6 milionë euro për të marrë Suarez, që është larguar në lot nga stërvitja e fundit me blaugrana. Në fund të gushtit i ishte komunikuar se nuk bënte më pjesë në planet e teknikut të ri Ronald Koeman.

Që kur erdhi nga Liverpool në 2014, Suarez fitoi me katalanasit trofe të shumtë, mes të cilëve Champions League 2015 e katër tituj të La Liga. Largohet kështu sulmuesi i tretë më i mirë i historisë së klubit që, me 198 gola, është vetëm pas Cesar Rodriguez (232) e Lionel Messi (634).

Dalja e 33 vjecarit nga Camp Nou vjen ndërsa Koeman tenton të rimodelojë Barcelonën. Përvec Suarez, hollandezi 'ftoi' të largohej edhe Arturo Vidal e Ivan Rakitic, përvec mbrojtësit francez Samuel Umtiti.

"SHUMË GJËRA U SHPIKËN PËR MUA"

Është një Luis Suarez i emocionuar e i prekur ai që ka folur në ditën e lamtumirës së tij zyrtare nga Barcellona, para se të transferohej në Madrid. "Të luash në Barcelonë është një ëndërr, një ëndërr që e realizova. Ditën kur mbërrita nuk e kisha imagjinuar kurrë. Jam krenar për atë që kam bërë e i lumtur për këto 6 vjet spektakolarë. Do ti jem gjithnjë mirënjohës klubit për mënyrën si më ka trajtuar. Falenderoj familjen time që më ka mbështetur gjithnjë, po largohet një njeri me ndjenja të thella. Do të keni gjithnjë një tifoz, kudo të jem", ka thënë Suarez. "Ishte një muaj i cmendur. Shumë gjëra u shpikën për mua. Gjëra që të indinjojnë. Të gjithë e dinë raportin që kam me Leon, në kohën kur ishim bashkë u munduam të luanim në maksimum", përfundoi uruguajani.

https://www.youtube.com/watch?v=QBL2M5bpVEc

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI