Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Llogoret e sportit, të mbrojtura nga politika: Liga e Futbollit dhe Qeveria shtyjnë kampionatin për javën e tretë

Lapsi.al 25 September 2020
Llogoret e sportit, të mbrojtura nga politika: Liga e Futbollit dhe Qeveria

Më tepër se për lojën e futbollit, tani llogoret po ndahen edhe politikisht. Kështu, nëse Ministria e Financave vazhdon të insistojë se është jashtë logjike përjashtimi nga taksat mbi të ardhurat për sportistët për 10 vjet, sic kërkohet në një nga 4 pikat e Ligës së Futbollit, në anën tjetër me klubet është rreshtuar presidenti i vendit Ilir Meta. “Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç. I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t'i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore”, shkruhet në daljen e fundit të presidentit.

Deklarata, propozime, refuzime e në fund jemi në të njëjtën pozitë, të ndarë në dy fronte, e ku futbolli ka humbur ndjesinë sportive, për tiu dedikuar politikës. Natyrisht këto lëvizje duhen parë si tentativë për të prishur formacionin e ndarjes të fronteve, në mënyrë që të gjendet një pikë e përafërt ku të gjithë të mbeten të kënaqur, futbolli me kërkesat e tij financiare, qeveria me racionalitetin e kursimit e tifozët që do të mund të shohin sërisht sportin e tyre të preferuar.

Liga e Futbollit e ka bërë të qartë se kërkon me cdo kusht plotësimin e katër pikave, por përmes reshtave, këmbëngulja për tu ulur në tavolinë me Kryeministrin është tregues i qartë se tolerim do të ketë… e gjithë cështja është se kush do të lëshojë i pari.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI