Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Manchester City shpenzon qindra miliona, por skuadrën e ka copë: “Kemi vetëm 13 lojtarë”

Lapsi.al 25 September 2020
Manchester City shpenzon qindra miliona, por skuadrën e ka copë:
Pavarësisht suksesit 2-1 kundër Bournemouth, Manchester City duket se është në vështirësi. Të paktën kjo është ajo që kuptohet nga fjalët e teknikut Pep Guardiola. Duke folur pas ndeshjes së Carabao Cup, spanjolli ka komentuar situatën e emergjencës që po kalon organika e tij, e copëtuar nga dëmtimet e nga mungesat për shkak të Koronavirus. “Me situatën që kemi tani, kemi nevojë për lojtarët e Akademisë. Kemi vetëm 13 lojtarë në formë të skuadrës së parë”, ka komentuar me trishtim e i preokupuar Guardiola. “Me problemet që kemi përpara, ai do të mbetet me ne. Do ta përdorim”, vazhdoi tekniku duke iu referuar të riut Liam Delap, djali i të famshmit Rory Delap, futbollist irlandez që ka luajtur gjatë për Derby County, Southampton e Stoke City. “Nuk mund të harrojmë se ka lojtarë, ekzaktësisht si Phil (Foden), që është 17 vjec. Ka shumë gjëra për të përmirësuar. Nuk mund të përshpejtojmë progresin e cdo lojtari të ri. Por në cdo rast duhet thënë se Akademia po na jep shumë dorë. Kanë persona shumë të përgatitur që ndihmojnë djemtë. Jason Wilcox është shefi i Akademisë e na ndihmon të kemi këta lloj lojtarësh”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI