Flash

Nuk e përmend, por Ramsey është cinik me Sarrin: "Ide të reja e tani po zbavitemi"

Lapsi.al 25 September 2020
Nuk e përmend, por Ramsey është cinik me Sarrin: "Ide

Pas një sezoni zhgënjyes, kundër Sampdorias ka qenë ndër më të mirët në fushë e tani Aaron Ramsey heq ndonjë guralec që e shqetëson nga këpuca, duke sulmuar - pa e përmendur kurrë - Maurizio Sarrin. "Kemi një trajner të ri, një staf, ide të reja e ne lojtarët jemi shumë të përfshirë nga kjo - ka shpjeguar uellsiani -. Besoj që diferenca është se zbavitemi shumë. Stërvitjet janë të forta por të japin kënaqësi të madhe".

"Juventus është gjithnjë plot me lojtarë të mëdhenj e kjo skuadër ka shumë. Të gjithë kanë një rol e mundësinë të luajnë - ka shtuar ai për Sky Sport -. Jam i sigurtë se cdokush do ndihmojë skuadrën të arrijë objektivët. Jam shumë i lumtur për mundësinë për të luajtur bashkë me ata që kanë kaq shumë kualitet në sulm e besoj se është e mundur të luajmë të gjithë bashkë në ndonjë ndeshje".

Në lidhje me garën për titull. "Inter është një skuadër e madhe, ka blerë shumë lojtarë, është një nga sfidantët për titullin, por edhe Napoli është shumë i fortë. Milan e mbylli sezonin shumë mirë e ka nisur të riun po aq mirë. Unë besoj se Serie A këtë vit është shumë e vështirë me shumë konkurencë për ne".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI