Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Apartament në Londër e 1.2 milionë stërlina në llogari të fshehura: ish-kampioni i tenisit rrezikon 7 vjet burg

Lapsi.al 25 September 2020
Apartament në Londër e 1.2 milionë stërlina në llogari
Tre herë kampioni i Wimbledon Boris Becker ka mohuar se ka fshehur pasurinë, mes të cilave një apartament në Chelsea e 1,2 milionë stërlina në cash, ndaj kontrollorëve të falimentimit, në një procedim gjyqësor që mund t’i kushtojë deri në 7 vjet burg. Ish-trajneri i Djokoviç deklaroi falimentimin në 2017 për të shmangur detyrimin e shlyerjes së borxheve të tij. "I pafajshëm derisa të provohet e kundërta," shkroi ai në Tëitter. Becker ka mohuar të 19 akuzat për fshehje të pretenduar të pasurisë. Sipas akuzës, trajneri 52-vjeçar zotëronte një apartament në Coleherne Court, në lagjen Chelsea të Londrës, si dhe dy prona në Gjermani, të cilat nuk u deklaruan midis qershorit dhe tetorit 2017. Ai gjithashtu pretendohet se fshehu një borxh me vlerë 754,190 stërlina e një llogari bankare me 1,2 milionë stërlina, plus 75,000 aksione të firmës së inteligjencës artificiale Breaking Data Corp. Siç raportohet nga 'Guardian', ish-kampioni i tenisit u la i lirë me kusht me detyrimin për të jetuar dhe fjetur në pronën e tij në Battersea dhe për të informuar shërbimin e falimentimit, i cili po ndjek çështjen, dy ditë para udhëtimit të planifikuar në Mynih për javën tjetër. BECKER: "I PAFAJSHËM DERI SA TË PROVOHET E KUNDËRTA" Me një postim në Twitter, Becker mbron veten nga akuzat: "I pafajshëm derisa të provohet e kundërta! Unë i mohoj akuzat kundër meje dhe do të mbrohem me të gjitha mjetet ligjore! Unë besoj në sistemin ligjor të Mbretërisë së Bashkuar dhe agjentët e tij! Ekipi im do të provojë pafajësinë time në kohën e duhur !!! BB "

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI