Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Strakosha si Donnarumma, do e ndihmoj të rritet": Reina pranon 'status-quo' e shqiptarit

Lapsi.al 25 September 2020
"Strakosha si Donnarumma, do e ndihmoj të rritet": Reina pranon

Në gjithë organikën e Lazios nuk ka asnjë që ka luajtur më shumë në Champions se Pepe Reina. Shoqëria e ka marrë pikërisht për këtë, për ta afruar me Strakoshën e për të dhënë eksperiencën e tij në dhomat e zhveshjes. E ka konfirmuar edhe drejtori sportiv Tare në ditën e prezantimit të portierit të ri: "Për shumë vjet Pepe ka qenë kundërshtari ynë, tani më në fund rrugët tona u kryqëzuan - shpjegoi Tare -. Do të na japë eksperiencë të madhe ndërkombëtare, jemi të lumtur që e kemi".

Reina ndërkohë i ka idetë e qarta për aventurën e tij tek bardhekaltrit: "Lazio në Itali është një realitet i rëndësishëm, tani duhet të rritemi në Europë. Jam krenar për eksperiencën time ndërkombëtare, por mbeten ndeshje futbolli, shokët e mi pa këtë lloj eksperience duhet të kujtojnë këtë. Dimë të luajmë mirë futboll, duhet ta bëjmë edhe në Champions.

Mendimi i spanjollit nuk mund të mos shkojë tek Strakosha, portieri i përfaqësueses së Shqipërisë, me të cilin do të alternohet: "E kam përjetuar këtë situatë me Donnarumma e besoj se ai është rritur shumë. Për mua është e rëndësishme ta ndihmoj të maturohet. Thomas po bën mirë prej kohësh, është i rëndësishëm për klubin. Unë jam gati sa herë të thirrem në cështje" përfundoi Reina.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI