Flash

Video/ Berisha ndal skuadrën e Berlusconit: shqiptari hipnotizon Gytkjaer e pret penalltinë

Lapsi.al 25 September 2020
Video/ Berisha ndal skuadrën e Berlusconit: shqiptari hipnotizon Gytkjaer e

Përfundon me rrjeta të paprekura ndeshja inaugurale e Serie B 2020/21. Në Brianteo, në fakt, Monza e Spal nuk shkojnë më shumë se 0-0 në një ndeshje ku të dy skuadrat, në pjesën e dytë goditën traversën, respektivisht me Armellino e D'Alessandro, por ku vendimtar ishte Etrit Berisha. Në të 82' portieri shqiptar i mohoi fitoren skuadrës së Berlusconit, duke i pritur penalltinë Gytkjaer.

Monza, e kthyer në Seri B pas 19 vjetësh e Spal, që zbriti nga Serie A, inauguruan hapjen e sezonit në U-Poëer Stadium, nën sytë e blerjes së re të Gallianit Kevin-Prince Boateng. E megjithë përpjekjet e Monzës për të arritur tek fitorja, skuadra e Brocchit u përplas tek një Berisha i pakalueshëm, edhe nga pika e bardhë: Dickmann pengoi brenda Sampirisin e Orsato akordoi penalltinë. Gytkjaer, golashënuesi i kampionatit të kaluar, u hipnotizua nga Berisha, që shpëtoi rezultatin edhe në fund në goditjen e Motas.

https://www.youtube.com/watch?v=QsgYnMfbFFI

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI