Flash

Zbuten tonet, Greqia njofton zyrtarisht: Nisim bisedimet me Turqinë

Lapsi.al 22 September 2020
Zbuten tonet, Greqia njofton zyrtarisht: Nisim bisedimet me Turqinë

Ministria e Jashtme greke ka njoftuar se do të fillojë bisedimet me Turqinë, gjatë komunikimit zyrtar ditën e sotme. “Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”, thuhet ne deklaratë.

Bëhet fjalë për bisedime që zhvillojnë dy vendet në lidhje me mosmarrëveshjet që kanë ku secila palë deklaron pozicionimet e saj dhe kërkon të mësojë synimet e palës tjetër.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar shumë kohët e fundit, ku Turqia këmbëngul se ka pretendime të ligjshme në zonën e diskutueshme të Mesdheut Lindor.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Athinë para disa ditësh , u shpreh se BE-ja do të vlerësojë mundësinë e një konference shumëpalëshe.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke i bërë jehon fjalëve të Michel deklaroi se nëse nga Ankaraja do ketë sinjale të prekshme të vullnetit të mirë, Greqia është gati të ulet dhe të diskutojë me Turqinë mbi temat që kanë sjellë fërkimet e fundit-caktimin e ujërave tona territoriale dhe zonat ekskluzive ekonomike në Egje dhe Mesdhe.

Ndërsa Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 19 shtator se ishte i gatshëm të takohej me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi eksplorimin e ujërave të kontestuara në Mesdheun lindor.

Të këshilluara

Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama

Nga Jorida Tabaku Bashkë me dy ministra Finance doli për të folur për fushën në të cilën ka dështuar më shumë: EKONOMINË. Në këto 7 vite: - 97%...

17:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI